Tenderi 600 mijë euro i Ministrisë së Mbrojtjes/ Blushi: Thellohet skandali. Do paguajmë 8 vajza hostess që ofrojnë “shërbime çlodhjeje”

Shqipëria

Tenderi 600 mijë euro i Ministrisë së Mbrojtjes/ Blushi: Thellohet skandali. Do paguajmë 8 vajza hostess që ofrojnë “shërbime çlodhjeje”

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 16:08
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë publike të tjera detaje lidhur me tenderin me vlerë 600 mijë euro të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi.

Duke deklaruar se do të paguhen “8 vajza hostess që ofrojnë “shërbime çlodhjeje” për tre orë”, Blushi thotë se shpërdorimi i taksave të shqiptarëve, në kulmin e krizës ekonomike, po arrin nivele abuzimi të paimagjinueshme.

“Referuar dokumentave të këtij prokurimi të turpshëm mësohet se me këtë fond të majmë, Niko Peleshi do paguajë edhe 8 vajza hostess me uniformë, për një shërbim 3 orësh (dokumenti bashkëlidhur) në ahengun e “tallavasë” që do të organizojë Ministria e Mbrojtjes, në funksion të të cilit do të blihen edhe 700 tapete e mokete”, shkruan Blushi dhe bën thirrje që tenderi të anulohet me urgjencë.

POSTIMI I PLOTE

Thellohet skandali i tenderit 600 mijë euro të Ministrit Peleshi: Do paguajmë 8 vajza hostess që ofrojnë “shërbime çlodhjeje” për tre orë.

Shpërdorimi i taksave të shqiptarëve, në kulmin e krizës ekonomike, po arrin nivele abuzimi të paimagjinueshme.

Të tjera fakte skandaloze zbulohen nga tenderi që denoncuam pak kohë më parë, i Ministrisë së Mbrojtjes, që ka vendosur të shpenzojë 600 mijë euro për “shërbime çlodhjeje”.

Referuar dokumentave të këtij prokurimi të turpshëm mësohet se me këtë fond të majmë, Niko Peleshi do paguajë edhe 8 vajza hostess me uniformë, për një shërbim 3 orësh (dokumenti bashkëlidhur) në ahengun e “tallavasë” që do të organizojë Ministria e Mbrojtjes, në funksion të të cilit do të blihen edhe 700 tapete e mokete.

Ky tender i turpshëm, simbol i babëzisë, vlera e të cilit është e barabartë me pagën e 575 pedagogëve që prej muajsh janë në protestë për një rrogë dinjitoze, duhet anuluar urgjentisht, veçanërisht në kushtet kur shqiptarët po luftojnë sot për bukën e gojës! Është më shumë se një krim i shëmtuar!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat