Aksion kundër lojërave të fatit në Tiranë/ Arrestohen 7 persona, një tjetër nën hetim në gjendje të lirë!

Shqipëria

Aksion kundër lojërave të fatit në Tiranë/ Arrestohen 7 persona, një tjetër nën hetim në gjendje të lirë!

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Shtatë persona janë arrestuar nga policia ndërkohë që një tjetër është vënë nën hetim në gjendje të lirë pasi akuzohen se ushtronin në mënyrë të paligjshme aktivitetin e lojërave të fatit në Tiranë.

Sipas policisë personat në fjalë janë kapur në tre lokale të ndryshme duke ushtruar këtë aktivitet në fushën e basteve sportive përmes aparateve celulare.

Në pranga janë vënë K. B., 28 vjeç, E. B., 39 vjeç, A. A., 34 vjeç, R. H., 33 vjeç, H. H., 34 vjeç, F. O., 56 vjeç, A. D., 20 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi E. D., 43 vjeç.

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit.

Goditen 3 raste të ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme, vihen në pranga 7 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 3 raste të kësaj veprimtarie.

Në përfundim të veprimeve hetimore për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– K. B., 28 vjeç, E. B., 39 vjeç, A. A., 34 vjeç, R. H., 33 vjeç, H. H., 34 vjeç, F. O., 56 vjeç, A. D., 20 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi E. D., 43 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në 3 lokale të ndryshme, këta shtetas u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (basteve sportive), nëpërmjet aparateve celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat