Yuri Kim: SHBA po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri

Shqipëria

Yuri Kim: SHBA po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 18:05
Yuri Kim dhe Edi Rama

Edhe njëherë tjetër e dërguara e Washtingtonit në Tiranë, Yuri Kim i dërgoi një mesazh politikës shqiptare për të qëndruar larg punëve të drejtësisë, e të heqin dorë nga shantazhi prokurorëve që kanë nën hetim subjekte që vinë nga politika.

Paraditen e kësaj të marte ambasadorja Kim paralajmëroi se veprimet e atyre që tentojnë të minojnë punën e reformës në drejtësi, nuk mbeten pa u mbajtur shënim.

“Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo prapa, madje as të qëndrojë në vend. SHBA po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do “të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi”, tha Kim.

Në kushtet kur herë pas here anatemohet reforma në drejtësi, ambasadorja Kim thotë se “Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integrite”.

“Ne jemi të vetëdijshëm për përpjekjet e shumta për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve me fjalë të tjera, për t’u zvarritur Shqipërinë në të kaluarën”, tha ajo./tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat