Vranë taksistin pasi dyshuan se ka lidhje intime me të ëmën, jepet vendimi përfundimtar për dy vëllezërit

Shqipëria

Vranë taksistin pasi dyshuan se ka lidhje intime me të ëmën, jepet vendimi përfundimtar për dy vëllezërit

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 19:56
Vëllezërit Shera

Gjykata e Apelit Tiranë la të pandryshuar vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë për vëllezërit Sajmir e Arsil Shera, të akuzuar për “vrasje me paramendim” të taksistit Abdulla Budlla, pas dyshimeve të një raporti intim mes tij e nënës së tyre.

Vendimi i Apelit la në fuqi dënimin me 14 vjet e 8 muaj burg për Sajmir Sherën dhe atë me 10 vjet burg ndaj vëllait të tij, Arsil Shera.

Vrasja e 71-vjeçarit, Abdulla Budlla, ndodhi në gusht të vitit 2020 në zonën e Fushë-Prezës në aksin Vorë – Fushë Krujë. Taksisti u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa ndodhej në mjetin e tij të ndaluar pranë kryqëzimit të Rinasit.

Vëllezërit Shera ishin të dyshuarit e parë të Prokurorisë për shkak të një konflikti të mëhershëm mes tyre dhe taksistit.

Dyshimet u përforcuan edhe pas zbulimit të komunikimeve të gjata telefonike mes viktimës dhe nënës së dy të dyshuarve.

Sipas prokurorisë, motiv i krimit ka qenë dyshimi i dy vëllezërve për një raport mes nënës së tyre dhe taksistit, ndërsa kanë pasur dyshime se ai po u ngacmonte edhe motrën.

Gjatë hetimit, Sajmir Shera ka pranuar krimin, por ka përjashtuar vëllain e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat