Drejt Anglisë me gomone për të punuar në shtëpi bari, i riu shqiptar rrëfen udhëtimin e vështirë

Shqipëria

Drejt Anglisë me gomone për të punuar në shtëpi bari, i riu shqiptar rrëfen udhëtimin e vështirë

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Bashkë ne shumë shqiptarë që largohen nga vendin jonë drejt Britanisë së Madhe është edhe një 20-vjeçar që ka zgjedhur të rrëfejë historinë e tij.

Ai tregon udhëtimin që ka ndjekur për të mbërritur deri në Angli kundrejt një shume parash prej 5 mijë paund ndërsa tregon se në gomone me të ishin edhe shumë gra me fëmijë të vegjël.

“Nga Tirana në Francë kemi ikur në rrugë tokësore dhe më pas deri në Angli kemi shkuar me gomone. Gjithë rruga ishte 5000 paund. Kemi qëndruar 10 orë në det. Ishim deri te 40 persona. Kishte edhe gra me fëmijë”, shprehet ai per Euronews Albania.

I riu rrëfen se zgjidhja ishte e diktuar nga kushtet në të cilat ndodhej në vendin tonë. “Ishte një zgjidhje e detyrueshme sepse prej qejf. Të gjej punë në Shqipëri është e pamundur, Faturat vetëm rriteshin. Pagesat e shkollës ishin të papërballueshme për një familje si timen”,shton ai.

Ai shton se rinia shqiptare është sot jetime nga shteti pa asnjë mundësi për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri. “Kushtet u bënë të tilla që ishte më mirë të largohem se të diplomohem në atë vend. Kemi diskutuar me të njohur familjarë për të ardhur dhe për të punuar në shtëpi bari. Në momentin kur përfundon procesi mund të marrim 5-6 ose 7 mijë paund. Duhet vaditje, krasitje.

Në momentin kur shkëputesh nga bregu ke pak shpresë për të shpëtuar deri kur mbaron benzina e motorit të gomones. Arritëm të hyjmë në lidhje me policinë britanike. Na shpëton një nga ato varkat.  Gjithë rinia shqiptare jemi jetim nga shteti. Më shumë mundësi na japin trafikantët me punë ilegale sesa shteti jonë një të riu të diplomuar”, rrëfen ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat