PD e bashkuar apo e ndarë? Lubonja: Palët opozitare të dalin në një krah, koalicion me fraksione!

Shqipëria

PD e bashkuar apo e ndarë? Lubonja: Palët opozitare të dalin në një krah, koalicion me fraksione!

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 21:43
Analisti Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja thotë se mazhoranca aktuale ka krijuar një disbalancë në politikë, ndaj për të rikthyer ekulibrin, sipas tij duhet që forcat opozitare të jenë në të njëjtën anë.

I ftuar në emisionin “Open”, Lubonja sqaron se nuk duhet që të gjithë forcat opozitare të bashkohen me PD-në, pasi ekziston rreziku që të keqpërdoret dhe secili të marrë “një copë” nga demokratët.

Sipas tij, forcat opozitare mund të bashkohen në të njëjtën anë, përmes një koalicioni, edhe pse me fraksione.

Lubonja: Unë e kam shtruar problemin kështu në parim. Anija në mënyrë figurative me këtë maxhorancë është batuar keqas në një anë, të demokracisë dhe jo vetëm. Anija në këtë rast batohet. Që të balancohet anija, duhet që forcat mundësisht maksimalisht të dalin në krahun tjetër, që është krahu opozitar. ka një pjesë që thotë; rrimë larg ndaj dy palëve. Por kur rri në mes, nuk ndikon. Ndaj them se forcat opozitare të dalin në krahun tjetër.

Do dalin të gjithë bashkë me PD? S’jam për këtë tezë. Duhet të jenë të bashkuar për të qenë në atë krah, por jo të thithur nga PD për t’u përdorur, për të marrë ndonjë copë. Edhe forcat që janë forca opozitare, individë opozitarë, por që nuk janë pjesë e PD duhet të futen në të. Këtu është momenti se sa aftësi kanë politikanët tanë, Berisha, Meta, Alibeaj, për të kuptuar këtë problem për të dalë në një krah. Duhet të kuptojnë këtë rrezik dhe të bashkohen në një koalicion, me fraksione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat