Ish-Myftiu i Tiranës sugjeron të rregullohet me ligj martesa e një burri me disa gra

Shqipëria

Ish-Myftiu i Tiranës sugjeron të rregullohet me ligj martesa e një burri me disa gra

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 09:24
Ylli Gurra

Teksa në media ka bërë bujë ditëve të fundit deklarata e Ikballe Hudutit, e cila shprehej se ia gjente vetë gratë burrit të saj, vëmendja është zhvendosur në vendin tonë përsa i përket kësaj çështjeje.

I ftuar në një emision televiziv mëngjesin e sotëm, ish-Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tha se duhet të rregullohet ligjërisht martesa e një burri me disa gra njëkohësisht.

Ndër të tjera ka thënë se në xhami ka patur disa raste të tilla. Poligamia e lejuar sipas teksave personale, për ish-myftin konsiderohet ekstrem.

“Në aspektin ligjor, ata janë në shkelje të ligjit. Nuk duhet të ndodhë në atë mënyrë që ndodh. Absolutisht. Ka pasur disa raste në xhami. Ka raste që ka edhe braktisje të këtij lloji, ndërkohë që nuk ka vënë në dijeni ish-bashkëshorten. Poligamia e lejuar sipas tekave personale të individëve është ekstrem”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat