Përdhunimi/ “A bën seks të mirë?” Shokon xhaxhi i 12-vjeçares në Greqi: Një çift i shkruante mbesës në Facebook

Shqipëria

Përdhunimi/ “A bën seks të mirë?” Shokon xhaxhi i 12-vjeçares në Greqi: Një çift i shkruante mbesës në Facebook

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 11:48
Giannis Sofianidis

Xhaxhai i 12-vjeçares që u përdhunua dhe u shfrytëzua për prostitucion nga një 53-vjeçar në Greqi, ka zbuluar se mes të interesuarve për të kryer marrëdhënie seksuale me të miturën ka qenë edhe një çift bashkëshortësh.

Sipas dëshmisë së xhajës klientët që 53-vjeçari kishte gjetur për të miturën nëpërmjet një aplikacioni, duke përdorur fotot nudo të saj, e pyesnin në profilin e saj në Facebook, nëse bënte seks të mirë.Xhaxhai i 12-vjeçares që u përdhunua dhe u shfrytëzua për prostitucion nga një 53-vjeçar në Greqi, ka zbuluar se mes të interesuarve për të kryer marrëdhënie seksuale me të miturën ka qenë edhe një çift bashkëshortësh.

Sipas dëshmisë së xhajës klientët që 53-vjeçari kishte gjetur për të miturën nëpërmjet një aplikacioni, duke përdorur fotot nudo të saj, e pyesnin në profilin e saj në Facebook, nëse bënte seks të mirë.Protothema.gr bën me dije se në listën e të interesuarve për të kryer marrëdhënie seksuale me të miturën bëjnë pjesë mbi 200 persona.

Nga aplikacioni të interesuarit lidheshin me 12-vjeçaren nëpërmjet Facebook-ut, ku i shprehnin dëshirat e tyre më të “errëta” seksuale.Ndër të tjera xhaxhi i të miturës tha se 53-vjeçari e kërcënonte me jetë mbesën e tij, duke i thënë se do vriste atë dhe familjen e saj nëse rrëfente përdhunimin.

Në orët e para të mëngjesit, 53-vjeçari Ilias Mihos dhe i bashkakuzuari i tij 42-vjeçar Giannis Sofianidis për çështjen e përdhunimit dhe shfrytëzimit për prostitucion të vajzës 12-vjeçare u sollën para Gjykatës për të dëshmuar.

Gjithashtu informacionet e fundit nga burime policore bëjnë të ditur se vajza ka identifikuar mbi 10 persona si përdhunues të saj .

Sipas të njëjtave burime, përdhunuesit janë identifikuar nga 12-vjeçarja nëpërmjet kartave të identitetit. Policia ka mbërritur në këto foto nga aplikacioni që i pandehuri 53-vjeçar Elias Micos kishte krijuar për të tërhequr “klientë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat