Asambleja e Përgjithshme në Strasburg, Rama u jep leksion homologëve të BE-së si të shkruajnë saktë emrin e Kosovës

Shqipëria

Asambleja e Përgjithshme në Strasburg, Rama u jep leksion homologëve të BE-së si të shkruajnë saktë emrin e Kosovës

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 16:06
Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama është duke mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme në Strasburg.

Teksa foli për dëshirën e madhe të Shqipërisë për të vazhduar rrugëtimin europian, Rama iu referua çështjes për njohjen e Kosovës.

Kosova nuk ka ngjashmëri me Krimenë, edhe pse ka një fare ngjashmërie me Ukrainën, tha Rama nga foltorja në Strasburg. Ndërsa u kërkoi homologëve dhe kolegëve të tij që të t’i mësojnë atyre që ende nuk e dinë se emri i Kosovës, shkruhet Kosova jo Kosovë, Republika e Kosovës.

Në këtë mënyrë Rama u bëri thirrje vendeve që nuk njohin Kosovën, ta njohin atë, pasi Kosova është një shtet sovran dhe i lirë.

“Ka ardhur momenti që ndërkombëtarët ta njohin si Kosova dhe jo Kosovo”, tha Rama.

“Të tjerët vendosnin për ne, ata na mbajtën të kyçur larg Europës. Vetëm 3 dekada më parë patëm mundësinë të ndryshonim rrjedhën e fatit tonë. Shqiptarët në tërësi nuk m und të përfytyrojnë ashkë se sa të ndajnë rrugëtimin e BE-së. Duhet rivënë në vend besimi në institucionet ndërkombëtare. Në këto 3 dekada të gjata nëse kemi mësuar diçka është se demokracia është gjithnjë një proces në ndërtim. Në ballkan ne jemi të vetëdijshëm. BALLKANI I Hapur është përpjekjeje për të realizuar së brendshmi aspiratat dhe objektivat. Është e pakuptimtë tu rrimë pas fantazmave të së shkuarës. Ballkani model i bashkëjetesës paqësore dhe jo fuqi baruti. E shkuara nuk është një faqe që mund të shuhet e tëra. Përse ka rëndësi për të gjithë, ka kombe në historinë e botës që jetojnë gjithë jetës së tyre duke mbrojtur lirinë e tyre. Nuk ka asnjë paralele midis Kosovës dhe Krimesë dhe pse ka një të tillë mes Kosovës dhe Ukrainës. A nuk do të ishte mrekulli që ju këtu ti mësonit të tjerët që të mësojnë të shkruajnë saktë emrin e Kosovës, jo Kosovo por Kosova , Republika e Kosovës”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat