Vrau veten pas ekzekutimit të dyfishtë, ky është autori i masakrës në Klos

Shqipëria

Vrau veten pas ekzekutimit të dyfishtë, ky është autori i masakrës në Klos

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 16:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka marrë përmasa tragjike konflikti në Klos. Pas vrasjes së babë e bir, Liri dhe Kenado Shira, autori i ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri është larguar nga vendi i ngjarjes me qëllim largimin nga policia.

Por, sipas kreut të Policisë së Matit, autori i dyshuar i ngjarjes ka vrarë veten larg vendit të ngjarjes.

Policia ka shoqëruar dy persona në lidhje me ngjarjen në fjalë.

“Sot në orën 14:15 minuta në qytetin e Klosit u vranë Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur Renato Hasula dhe Englatin Hasula.  U bë e mundur kapja e dy personave Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Autori i tretë Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë është vetëvrarë” tha Dhimitraq Ziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat