Berisha komenton fjalimin e Ramës në KiE: Kudo që udhëton, paraqitet si anti-shqiptar

Shqipëria

Berisha komenton fjalimin e Ramës në KiE: Kudo që udhëton, paraqitet si anti-shqiptar

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 18:22
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarë të Vaut të Dejës ka komentuar ndër të tjera edhe fjalimin e rivalit të tij politik, Edi Ramës i cili ndodhet në Strasburg.

Berisha është shprehur se qëndrimi që kreu i qeverisë Edi Rama mbajti në KiE ishte skandaloz. Sipas tij, fjalimi i Ramës tregoi që ai është anti-shqiptar.

 “Në Këshillin e Evropës mbajti fjalimin, iu ngrit përfaqësuesi i Rumanisë dhe i tha që s’jemi prokurori këtu, pasta i tha pse ke frikë nga hetimi, nëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkak kryesor është qëndrimi i Edi Ramës se të gjithë vraponin për të bllokuar gjykatën dhe sot bëri skandalin, dhe iu ngrit tjetri ke ngatërruar adresë.  Kudo që udhëton, ai udhëton si një anti-shqiptar i mirëfilltë”, tha Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat