PD i "qepet" Ahmetaj: Putrat e "tigrit" në shtet dhe xhepat e shqiptarëve, SPAK shpërfill kallëzimet

Shqipëria

PD i "qepet" Ahmetaj: Putrat e "tigrit" në shtet dhe xhepat e shqiptarëve, SPAK shpërfill kallëzimet

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 19:25
Jamarbër Malltezi

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, vijoi me denoncimet për përgjegjësit për aferën e incineratorëve.

Malltezi tha se pas Alqi Bllakos, që "u qeras" me arrest shtëpie megjithëse numri i veprave penale të tij është i gjatë sa një listë hitparade në MTV, radhën e ka sot "tigri i korrupsionit", ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj".

Ai tha se janë tre kallëzimet penale ndaj Arben Ahmetaj:

1. Shpërdorim i Detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
2. Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal;
3. Krijimi grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 28, pika 4, dhe neni 333a dhe 334 të Kodit Penal; 

Pjesë nga deklarata
 
Është fakt se në dy ministri të ndryshme, Arben Ahmetaj ka pranuar, dhe më pas ka firmosur, financimin me 53 milionë euro për incineratorët e Elbasanit dhe Fierit.  Arben Ahmetaj ka miratuar modelin financiar për inceneratorin e Tiranës. Dy nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për rastin e Tiranës janë të emëruar nga Arben Ahmetaj.

Është fakt që në kohën e vlerësimit të ofertave për Tiranën, Arben Ahmetaj ishte me pushime me 2 nga pronarët e ardhshëm të inceneratorit të Tiranës, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Per kete ekziston vendimi i Gjykatës se Kumanoves, ku Ahmetaj u aksidentua se bashku me Mirel Mertirin.  Ahmetaj nuk e ka mohuar kurre aksidentin, por nuk ka dhene asnjehere shpjegime per marredhinien me Mertirin. 

Gjithashtu Ahmetaj ka patur ortakeri me Mirel Mertirin dhe Klodian Zoton ne kompanine e tij "Hermes". 

Arben Ahmetaj gjithashtu ka angazhuar fondet buxhetore duke garantuar mbeshtetje buxhetore per Inceneratorin e Tiranes, dhe duke ja kaluar te gjithe riskun shtetit, duke garantuar cdo qindarke per Koncensionarin e Tiranes.

Partia Demokratike e ka denoncuar vazhdimisht putrën e tigrit në dokumente e shtetit dhe në xhepat e shqiptarëve. 

SPAK, jo nga frika prej tigrit, por prej shefit të tij, i ka shpërfillur provat duke e lënë veten të ekspozuar ndaj dyshimeve të publikut.

Vjedhja me djegësat në tre qytete kryesore të Shqipërisë vazhdon si të ishte një orë e pagabueshme zvicerane. Pronarët janë në kërkim, por paratë i marrin. Paratë merren, por inceneratori i Tiranës nuk ekziston, dhe i Elbasanit nuk punon.

Ku shkojnë paratë, atëherë? Sa herë që kërkojmë emrin e atij që është në krye të punëve, na del Edi Rama. Nëse, siç thotë vetë naltgjatësia e tij, përgjegjësitë nuk janë kolektive, atëherë barra për kolektivin e prishur e të korruptuar i takon përgjegjësit.

Prapë na del emri i Edi Ramës. Por, në radarin e SPAK, aspak!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat