Asambleja e KE/ Taulant Balla: Shqipëria i kërkon KE-së të realizojë një Rezolutë të re për pretendimet e trafikimit të organeve

Shqipëria

Asambleja e KE/ Taulant Balla: Shqipëria i kërkon KE-së të realizojë një Rezolutë të re për pretendimet e trafikimit të organeve

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 19:47
Foto nga takimi

Pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ditën e sotme në Strasburg, kryetari i krupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka bërë me dije se vijojnë takimet me drejtuesit e grupeve parlamentare.

Ai ka qartësuar se Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues dhe si rrjedhojë dhe një Rezolutë të re, si rishikim i Rezolutës 1782 (2011), duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë.

“Këshilli i Europës, Strasbourg Pas fjalës së Kryeministrit në Asamblenë Parlamentare, vijojmë takimet me drejtuesit e grupeve parlamentare. Që të jemi të qartë: Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhojë dhe një Rezolutë të re, si rishikim i Rezolutës 1782 (2011), duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

Shqipëria shpreh vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat