Ministrja e Jashtme, Xhaçka reagon për vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ndaj Rusisë

Shqipëria

Ministrja e Jashtme, Xhaçka reagon për vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ndaj Rusisë

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 00:40
Olta Xhaçka

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në Twitter lidhur me vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të dënuar “përpjekjen për aneksimin e paligjshëm” të Rusisë të katër rajoneve pjesërisht të pushtuara në Ukrainë.

Në votimin e së mërkurës, tre të katërtat e Asamblesë së Përgjithshme prej 193 anëtarësh, 143 vende  mbështetën një rezolutë që rikonfirmoi gjithashtu sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

“Tashmë është e qartë për të gjithë se referendumet e rreme nuk mund të fshehin paligjshmërinë e rrëmbimit të tokës nga Rusia. Bota nuk do të pranojë një shkelje kaq flagrante të së drejtës ndërkombëtare”, shkroi Xhaçka në Twitter.

Postimi i plotë

143 vende refuzojnë aneksimin e paligjshëm rus të territorit ukrainas. Tashmë është e qartë për të gjithë se referendumet e rreme nuk mund të fshehin paligjshmërinë e rrëmbimit të tokës nga Rusia. Bota nuk do të pranojë një shkelje kaq flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat