Duma: Djallëzia e Ramës sot, e çoi problemin nga Serbia në Rusi, fajësoi edhe Evropën

Shqipëria

Duma: Djallëzia e Ramës sot, e çoi problemin nga Serbia në Rusi, fajësoi edhe Evropën

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 00:46
Grida Duma

Në “Ora e Betit” në RTY Ora, nga Beti Njuma, deputetja demokrate Grida Duma u shpreh se Rama sot bëri një delir për të fituar ca pikë në Kosovë.

Ajo tha se ai e çoi problemin nga Beogradi në Rusi dhe se fajësoi Evropën që ata kanë fajin për historinë tonë kur ata janë aleatët tanë.

Duma: Rama e bëri nga një delir për të fituar ca pikë në Kosovë. Madje edhe aty ka çuar disa spin doktorë të vetët nëpër media që të shkruajnë lajme të mira. Sepse nuk ka mundësi që kosovarët ta duartrokasin Ramën se e çoi problemin nga Serbia në Rusia. Kjo është djallëzia.

Po të fajësosh Evropën dhe SHBA-të si fajtorë, të godasësh aleatët që të krijosh skenarë të errëta dhe autokratike që e vetmja gjë fitohet është që Rama të jetë problem dhe të kthejnë kokën nga problemi. Ky tha se Dick Marty është krijuar në Moskë dhe jo në Beograd dhe ata kanë faj për historinë, duke ia falur historinë Serbisë si një burrë i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat