Vrau baba e bir dhe më pas i dha fund jetës, lirohen nga burgu vëllezërit e autorit të krimit të 3-fishtë në Klos

Shqipëria

Vrau baba e bir dhe më pas i dha fund jetës, lirohen nga burgu vëllezërit e autorit të krimit të 3-fishtë në Klos

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Janë liruar nga burgu dy vëllezërit e Fiqiri Mjeshtrit, i cili dyshohet se shkaktoi tragjedinë mesditën e së mërkurës në Klos, duke vrarë baba e bir, Ilir dhe Kenad Shirën, dhe më pas i dha fund jetës së tij.

Bashkim dhe Besnik Mjeshtri u vendosën në pranga të dyshuar si bashkëpunëtor në krim, por u lanë të lirë, raporton Neës 24.

Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se kanë qenë ngacmimet dhe shantazhimet e vazhdueshme që dy kushërinjtë 17-vjeçari Kenad Shira dhe Renato Hasula (djem tezesh) i bënin vajzës së mitur të Fiqiri Pjetrit. Mësohet se ajo prej 5 ditësh nuk shkonte në shkollë nga frika dhe kjo gjë është vënë re nga i ati, i cili pasi e ka pyetur për gjendjen e saj, vajza i ka treguar të vërtetën.

39-vjeçari bashkë me dy vëllezërit e tij kanë shkuar të sqarohen me dy kushërinjtë adoleshentë, të cilët morën edhe prindërit e tyre me vete në lokal Eglantin Hasulën dhe Ilir Shirën.

Po rata fillimisht janë konfiktuar fizikisht dhe më pas ngjarja ka agravuar në përdorimin e armës, kur Fiqiri Mjeshtri ka qëlluar për vdekje Ilir Shirën dhe djalin e tij Kenadin, ndërsa janë plagosur baxhanaku i viktimës Eglantin Hasula dhe i biri, Renato.

Në dijeni të ngjarjes raportohet se kanë qenë dhe mësues të gjimnazit në Klos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat