Fjalimi i Ramës në KiE, deputeti shqiptar befason me deklaratën: Ja për çfarë e detyroi Vuçiqi, Ramën

Shqipëria

Fjalimi i Ramës në KiE, deputeti shqiptar befason me deklaratën: Ja për çfarë e detyroi Vuçiqi, Ramën

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 12:19
Edi Rama

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur se presidenti serb Aleksandër Vuçiç detyron kryeministrin Rama të mos përmendi gjenocidin serb në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Shehu u shpreh se fjalimi i Ramës në KiE gjatë ditës së djeshme, dëmton anëtarësimin e plotë të Kosovës në KiE.

Sipas Shehut, Rama mbajti një fjalim pa asnjë kujdes diplomatik, që vetëm e dëmton Kosovën, duke shtuar gjithashtu se ky fjalim i kryeministrit tregon se prioritet i Qeverisë sonë janë marrëdhëniet me Serbinë.

Portimi i Shehut:

KiE; Vucic “detyron” Ramen te mos permendi genocidin serb ne Kosove!

Nje fjalim i tij aty qe:

1-Demton abrogimin e raportit Martin!

2- Demton antaresimin e plote te Kosoves ne KiE.

Nje fjalim, qe nuk permendi ate qe duhej te ishte kryefjala e tij, genocidin serb ne Kosove, qe per te zbehur ate u fabrikua ai Raport Martin.

Nje fjalim pa asnje kujdes diplomatik, plot me akuza per ate asamble e partneret tane, qe nuk mund te mos krijonte vecse nje reaksion negativ, demtues per Kosoven.

Nje fjalim qe me pasojat e tij, vetem Vucic i shkon per shtat.

Nje fjalim qe eshte ne ecurine e te gjitha qendrimeve te deri tanishme te kesaj Qeverie, qe synojne vetem anatemimin e Perendimit, largimin nga ai e degdisjen ne Lindjen e autokrateve.

Nje fjalim qe tregon se prioritet i Qeverise sone jane maredheniet me Serbine, eshte “Ballkani i hapur” i Vucic!

Pjese e kesaj loje, ndesh me interesat tina eshte dhe qendrimi i deritanishem pasiv i Ministrise sone te Jashteme, misionit tone ne Strasburg, ndaj kerkeses se Kosoves per aderim te plote ne KiE!!

Me keq se kaq nuk mund te veprohet..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat