Pas takimit me Berishën gjobë 800 mijë lekë, ish-deputeti Roshi: Vendim politik, do ta ankimoj

Shqipëria

Pas takimit me Berishën gjobë 800 mijë lekë, ish-deputeti Roshi: Vendim politik, do ta ankimoj

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 21:09
Artur Roshi

Ish-deputeti opozitar, Artur Roshi, ka reaguar për gjobën 800 mijë lekë për shpifje nga Apeli i GJKKO duke thënë se ky vendi është i ndikuar politikisht.

Ai paralajmëroi se vendimin do ta anikmojë, ndërsa theksoi se “është e ulët që të merret SPAK me këto lloj gjërash, për një konflikt të vogël personal”.

"Seanca e sotme ishte vetëm dhënie vendimi.Seanca ishte caktuar para dy javësh por për shkak të mungesës se një gjyqtari seanca u shty për ditën e sotme. Vendimi për rrjedhojë duhej të ishte gati dhe vetëm të lexohej në orën e caktuar. Gjykata u vonua me shumë se 2 orë për të shpallur vendimin.

Në opinionin tim këto dy orë ishin për të ndërruar vendimin. Kjo ndodhi pas uljes sime në tryezën opozitare me Berishën. Gjykata merr ende vendime me urdhra politik. Drejtësia për të qarë hallin. SPAK nuk merret me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Shqiptarët po bëjnë vetëgjyqësi rrugëve ndërsa SPAK me shumë zell marr me çështjen time, duke bërë të pamundurën "dënimin" tim me patjetër. Është një konflikt banal personal që ka filluar me votimin tim kundër të ndryshimeve kushtetuese"tha ai për Ora News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat