Këlliçi: PD duhet të bashkohet të fitojmë zgjedhjet, kemi të gjithë kundërshtar Edi Ramën

Shqipëria

Këlliçi: PD duhet të bashkohet të fitojmë zgjedhjet, kemi të gjithë kundërshtar Edi Ramën

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 21:30
Belind Këlliçi

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Belind Këlliçi u shpreh se të gjithë demokratët bien dakord se duhet bashkim.

Ai tha se në bazë ndasitë janë shumë më të vogla, por ato janë të mëdha në linjë vertikale dhe shtoi se të gjithë janë kundër regjimit të Ramës.

Këlliçi: Të gjithë të biem dakord se duhet një bashkim. Për sa kohë secili prej nesh, pavarësisht qëndrimeve, kemi një emërues të përbashkët dhe një kundërshtar politik; Edi Ramën, dhe fitimi i zgjedhjeve lokale, bashkimi është vetëm një teknikalitet.

Bashkimi nuk është bërë sepse në bazën e partisë ka pasur funksionime, por që janë shumë më të vogla. Ato janë sheshuar me kalimin e kohës. Në linjën vertikale është shumë më e madhe. Demokratët të gjithë kanë të njëjtin hall dhe ai nuk ndryshon është Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat