A është Meta kandidati më i mirë për kryetar bashkie? Kreu i Partisë së Lirisë: Është jashtë qëllimeve të mia politike!

Shqipëria

A është Meta kandidati më i mirë për kryetar bashkie? Kreu i Partisë së Lirisë: Është jashtë qëllimeve të mia politike!

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 22:16
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka bërë të qartë se nuk do të kandidojë për kryetar në Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Sipas Metës, nëse votohet për kryetar bashkie, do të detyrohet të qëndrojë 4 vjet në këtë detyrë, për të cilën u shpreh se nuk e ka si synim politik.

Por ish-Presidenti tha se mund ta pranonte të kandidonte nëse do të ishte në kushte të tjera, të cilat nuk i sqaroi. Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, Meta tha se roli i tij kryesor është të jetë gardian i referendumit.

Meta: Unë nuk jam një kandidat, nëse do votohem do jem i detyruar të jem katër vjet kryetar bashkie. Është jashtë qëllimeve të mia politike. Pavarësisht se po të isha në kushte të tjera, mund ta kisha pranuar. Është e kaluar. 

Të gjithë ato shërbime që unë i kam bërë Tiranës kur isha kryeministër, e ka të vështirë të bëjë një kryetar bashkie. Parkun Rinia e ke me vendim, është marrë në maj, është thënë që do dalë bari në filan datë. Marrim rastin e parkut të lodrave të ETC-ja, e kam bërë unë. Mora dhe zotërinë aty dhe bëri foto.

Unë nëse marr një detyrë, e çoj deri në fund. U bëra President, në 25 korrik përfundoi misioni im. Mund të kisha ikur më herët, por kisha bërë një betim. Roli im kryesor është gardian i referendumit. Atë se çfarë bëhem unë, atë e vendosin qytetarët shqiptarë. Nuk e përçmoj votën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat