Inceneretarorët, Këlliçi: Agaçi arkitekt i masakrës financiare, dëmi gjysëm miliard euro

Shqipëria

Inceneretarorët, Këlliçi: Agaçi arkitekt i masakrës financiare, dëmi gjysëm miliard euro

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 13:37
Belind Këlliçi

Thirrja e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi në prokurorinë e posaçme antikorrupsion, ka shkaktuar reagimin e Partisë Demokratike.

Për deputetin Belind Këlliçi Engjëll Agaçi, njeriu hije i Edi Ramës në Kryeministri, është arkitekti i masakrës financiare me një dëm që do u kushtojë shqiptarëve prej gjysmë milliard euro.

Belind Këlliçi: Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave është një prej aktorëve kryesorë në masakrën financiare, që deri më tani u ka shkaktuar taksapagusve shqiptarë një dëm prej gjysëm miliard euro.

-Këlliçi tha se Engjëll Agaçit duhet të japë llogari përpara ligjit për të paktën 9 vepra penale.’

Belind Këlliçi:

1. "Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal

2. "Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”

3. "Fshehja e te ardhurave"

4. "Mospagimi i Taksave",

5. "Moskryerja e detyrave nga organet Tatimore",

6. "Përfitim i Paligjshëm i interesave",

7. "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të Lartë Shtetërorë" ose të Zgjedhurve Vendorë",

8. "Pastrimi Produkteve të veprës penale"

9. "Moskallëzim Krimi

Përveç Agaçit, PD thotë se SPAK duhet ta shtrijë urgjentisht hetimin e kësaj afere dhe të vërë para ligjit edhe vetë shefin e Agaçit, kryeministrin Edi Rama si dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Kur kanë kaluar më shumë se dy vite nga nisja e hetimeve, SPAK-u vendosi të marrë këtë të premte në pyetje sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Engjell Agaçin për skandalin e incineratorëve, i cili mësohet se u pyet për rolin e tij në vendimarrjen për firmat e hedhura për kontratat e nënshkruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat