​Shqipëria konfirmon edhe 21 raste të reja me koronavirus

Shqipëria

​Shqipëria konfirmon edhe 21 raste të reja me koronavirus

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 18:13
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 536 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 21 qytetarë, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Më së shumti raste të reja rezultuan në Tiranë - 11, ndërsa një person ka vdekur nga SarsCov2 - një 77-vjeçar nga Tepelena.

Janë 252 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim dy pacientë. Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar 331.473 raste me koronavirus, prej tyre 327.629 janë shëruar, 252 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.592 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat