​‘Gati për t’u lëshuar në hapësirë’, Rama publikon fotot e satelitëve që do të monitorojnë Shqipërinë

Shqipëria

​‘Gati për t’u lëshuar në hapësirë’, Rama publikon fotot e satelitëve që do të monitorojnë Shqipërinë

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 11:54
Satelitët që do të monitorojnë Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se janë gati për t’u lëshuar në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, satelitët që do të monitorojnë Shqipërinë me një precizitet të qartë.

Ai ka thënë se Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të satelitëve ALBANIA 1 dhe ALBANIA2.

“GATI PËR T’U LËSHUAR në hapësirë javën e parë të dhjetorit, nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1dhe ALBANIA2

Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë

#RevolucioniDigjital

#ShqipëriaEArdhmjaJonë

#SkaKohëPërPushim, ka shkruar ai në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat