Partia e Lirisë çon në Kuvend ndryshimet ligjore për energjinë elektrike

Shqipëria

Partia e Lirisë çon në Kuvend ndryshimet ligjore për energjinë elektrike

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 15:53
Ilir Meta

Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend disa propozime për ndryshime ligjore në ligjin për energjinë elektrike. Lajmi është bërë me dije nga kreu i kësaj partie, Ilir Meta në një konferencë për media. Këto propozime, sipas Metës, kanë për synim t`i japin fund pengesave burokratike dhe korrupsionit.

“Duam t’iu bëjmë me dije se kemi ndërmarrë iniciativa për të ndryshuar legjislacionin dhe i kemi depozituar tashmë në Kuvend në emër të Partisë së Lirisë për t’i dhënë fund pengesave të tmerrshme burokratiker dhe korrupsionit të kudogjendur në të gjitha hallkat e administratës sonë dhe për të çliruar potencialin e ajshtëzakonshme që ka vendi ynë për burime të rja energjitike që të plotësohen nevojat tona për energji elektrike. Këto ndryshime synojnë për liberalizimin e menjëhershëm dhe stimulimin e ndërtimev të kapaciteteve të reja prodhurese nga burime e energjisë së rinovueshme duke kërkuar ndryshime në ligjin e energjisë elektrike”, tha Meta.

Sipas tij, qeveria ka frenuar dhe dekurajuar konsumatorët të plotësojnë kërkesën e tyre për energji nëpërmjet vetëprodhimit dhe investimeve të tyre.

Propozimi për futjen në rrjet me pagesë të energjisë së gjeneruar nga impiante fotovolkaike familjare dhe subvencionimi i ndërtimit të tyre do të krijojë një realitet të ri të konsumit dhe kursimit të energjisë nga çdo ekonomi familjare. Pasojë e rëndësishme do të jetë ulja e sasisë në rrjet. Për këtë qëllim ne kemi paraqitur këto ndryshime në ligjin nr 7 të vitit 2017 dhe e kemi depozituar tashmë për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë për të çliruar potenciale të jashtëzakonshme”, tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë theksoi se qeveria është e vetmja fajtore për krizën energjitike që ka prekur vendin. "Për krizën energjetike ka vetëm një fajtor, që është qeveria e kryeministrit, që ecën me hapin e breshkës ndërsa për inflacionin galopant me hapin e kangurit", shtoi ai.

Sa i përket zgjedhjeve vendore të 2023, Meta deklaroi se plani i Partisë së Lirisë, është shkuarja deri në fund me atë që e quan “regjim i korruptuar”. “Është një plan konkret, përballje deri në fund me këtë regjim të korruptuar, Fitore për opozitën dhe për gjithë qytetarët shqiptarë. Boll më me përrallat e Edi Ramës”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat