Amnistia fiskale? Shano: Do të sillte pastrim parash në Shqipëri

Shqipëria

Amnistia fiskale? Shano: Do të sillte pastrim parash në Shqipëri

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 19:33
Dritan Shano

Eksperti i ekonomisë dhe financave Dritan Shano, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur për iniciativën e qeverisë për amnistinë fiskale.

Ai theksoi se ekonomia shqiptare dhe administrata tatimore nuk i kanë kushtet që të bëhet amnistia fiskale.

Sipas tij në këto momente amnistia fiskale do të sillte pastrim parash në vendin tonë.

Pjesë nga biseda:  

Xhokaxhi: Një nga nismat që këmbëngul qeveria shqiptare, pavarësisht kritikave të BE, bëhet fjalë për amnistinë fiskale. Çfarë do të thotë të dëmtosh moralin tatimor?

Shano: Do të thotë që të gjithë njerëzit që kanë punuar ndershëm do përballen me një situatë ku qeveria u thotë bravo u qoftë atyre që nuk kanë punuar ndershëm. Më vjen mirë që FMN është kthyer në profesionalizëm, gjë që se ka patur në periudhën më përpara. Në kushtet kur t’i ke një ekonomi kur 40% është gri të shtosh edhe këto iniciativa të qeverisë, që është dhe një tjetër iniciativë për pasaportat e arta, që krijojnë mundësinë e hyrjes së parasë së zezë në Shqipëri.

Xhokaxhi: Përfaqësuesja e FMN tha se amnistia mund të bëhet por ka disa parakushte?

Shano: Të gjitha këto parakushte mungojnë.

Xhokaxhi: Ardhja me këto propozime ishte një mënyrë elegante për të thënë që ju këto nuk i keni dhe nuk mund ta bëni?

Shano: Të gjitha këto parakushte që zonja e FMN-së ka listuar pafundësisht më përpara nuk ekzistojnë. Sistemi jonë tatimor është ndjellës për evazionin. Të ardhurat tona nuk mbidhen nga tatimorët, por mblidhen në dogana. Kapacitet e administratës tonë tatimore për tu përballur me një amnisti tatimore nuk janë. Ne nuk vlerësohemi si një vend që mund të bëjë aministi fiskale. Përkundrazi përveç elementit imoral që ka amnista ne na mungojnë partnerët.

Xhokaxhi: Sa kohë do të duhet të plotësosh parakushtet?

Shano: Do të duhen të paktën 2 deri në 3 vjet, sikur gjithçka të shkonte mirë. Amnistia fiskale paraprihet kur një reforme të madhe fiskale, një ngjarje të madhe ekonomike. Por ne sot kemi një situatë në stanacion ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat