“Palo opozita e zhytur në thesin e rublave”/ Rama: Nuk i vihet faj ndërkombëtarëve, këta tanët quajnë 30 vite kursime e djersë si produkt krimi

Shqipëria

“Palo opozita e zhytur në thesin e rublave”/ Rama: Nuk i vihet faj ndërkombëtarëve, këta tanët quajnë 30 vite kursime e djersë si produkt krimi

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 13:16
Edi Rama

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një komunikimi ditën e sotme me qytetarët e Përmetit ka akuzuar opozitën, për të cilën tha se ka gisht në cilësimin e Shqipërisë si “çerdhja e krimit”. 

Ai tha se nuk është për ti vënë faj ndërkombëtarëve që paragjykojnë popullin tonë, pasi është vetë opozita ajo që gjykon emigrantët për kursimet e 30 viteve duke i quajtur ata produkte krimi, kur në fakt janë produkt djerse dhe punë të pastër.

Rama: Nuk mund të rrisim pagat e zjarrfikësve, se e kam peng. Ata po përballen gjithmonë e më shumë me vështirësi. Shqipëria ka gjithmonë e më shumë zjarre. Ne i kemi indeksuar dy herë pensionet dhe sot kemi një rritje me 10%. Kemi bërë gati bonusit për ta në prag të vitit të ri, ashtu siç kemi bërë gati zerimëin e taksave për të gjitha pagat deri në 500 mijë lekë. Do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha nismat në turizëm dhe agroturizëm. Patjetër që shqiptarët bëjnë emër edhe në botën e krimit nëpër botë por janë një pakicë, ndërkohë që 99% e tyre janë njerëz të thjeshtë që janë martuar atje ku kanë qenë, kanë bërë familje dhe kanë ardhur këtu e kanë hapur biznes. Si mund të futen të gjitha në një thes. Mund të përdoren lloj lloj gjuhësh ndaj nesh, por s’kanë faj se është ajo palo opozitë e zhytur në thesin e rublave, një pjesë e të cilëve nuk ka dalë në dritë. Nuk ka mundësi edhe për stampën që mori vendi ynë, që trafikonin organe. Jam I bindur që ka gisht pikërisht kjo që prej kaq vitesh ul e ngre Shqipërinë si çerdhen e krimit, vetëm për luftë politike e për pushtet, se nuk ka sesi shpjegohet harmonia e plotë mes partisë së atij që bërtet Shqipëria në rrezik e atyre godisin botën me luftën e inflacionit të Putinit. Aty ishim të gjithë, pse ata e votuan atë rezolutë? Se hedhin gurin e fshehin dorën. Nuk është për ti vënë faj miqve ndërkombëtarë, kur i japin gojës pa asnjë siklet, duke i futur të gjithë në një thes, e duke trajtuar përpjekjen tonë kushtetuese për të legalizuar kursimin e 30 viteve djersë, si një përpjekje të dyshimtë për të ndihmuar e pastruar produketet e krimit. Një skandal i paimagjinueshëm. Ne di të vazhdojmë para se kjo është gjëja e drejtë. Sa shqiptarë kanë vajtur në Britaninë e Madhe e kanë punuar, ku do I çojnë ata kursimet e tyre, për punët pa orar, për punët në të zezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat