Ishte punësuar si ekonomist/ 36-vjeçari i vjedh biznesit në Elbasan 25 milionë lekë

Shqipëria

Ishte punësuar si ekonomist/ 36-vjeçari i vjedh biznesit në Elbasan 25 milionë lekë

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Një 36-vjeçar nga Elbasani është vënë në prangat e policisë pas kallëzimit nga pronari i një biznesi në të cilin ishte i punësuar.

36 vjeçari ka vjedhur rreth 25 milionë lekë në një shoqëri private në fushën e mobilerisë ku punonte si ekonomist.

Ekonomisti dyshohet se e ka marrë këtë shumë nëpërmjet shitjeve të produkteve të mobilerisë.

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sales”.

Përvetësoi një shumë të madhe parash, duke shpërdoruar detyrën si ekonomist në një subjekt privat, vihet në pranga 36-vjeçari.  

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomike-financiare, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas, për vjedhjen e një shume parash nga një punonjës i subjektit të tij privat, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sales”.  

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi O. A., 36 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë ekonomist në një shoqëri private me aktivitet në fushën e mobilierisë.  

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën e tij si ekonomist, ka përvetësuar nga shitjet e kryera, shumën 2 500 000 lekë të rinj.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat