Rama: Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri!

Shqipëria

Rama: Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri!

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 18:39
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i quan thashetheme lajmet se Shqipërisë do t’i rikthehen vizat.  

Në lidhje propozimin e Çekisë për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, Rama u shpreh se kjo nuk ka shans që të ndodhë.

Rama iu referua Sali Berishës, për të cilin u shpreh se të gjithë e dinë se kujt i është hequr viza.

“Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë”, shkruan Rama në twitter.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe opozita, PD dhe PL, të cilat thonë se shkak për këtë është Edi Rama, i cili po vë në rrezik lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat