Vrasja e dyfishtë në Kurbin, burg përjetë autorit

Shqipëria

Vrasja e dyfishtë në Kurbin, burg përjetë autorit

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Gjykata e Kurbinit e gjeti fajtor Eduart Lamajn për vrasjen e dyfishtë të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në një hotel në 2020 dhe e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

Me 35 vite burg u dënua bashkëpunëtori i tij Ilir Likaj, i cili gjithashtu u gjet fajtor për vrasje në rrethana cilësuese.

Në kërkim për vrasjen janë edhe Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, të cilët kanë ndihmuar Lamajn dhe Likën të largohen nga vendi i ngjarjes.

Vrasja e dyfishtë u regjistrua në 30 Maj të 2020-ës në një hotel në Gjorm të Kurbinit, ku Lamaj me një armë kallash hyn në ambientet e lokalit dhe qëllon në drejtim të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, te cilët megjithëse tentuan të vetëmbrohen me armë nuk mundën t’i mbijetonin breshërisë së plumbave.

Gjatë përplasjes me armë Lamaj mbeti i plagosur, ndërsa u ndihmua për të dalë nga lokali nga bashkëpunëtori i tij Ilir Likaj.

Lamaj u arrestua disa ditë më vonë në një spital në Tiranë ku ishte nënshtruar edhe një operacioni për nxjerrjen e plumbit. Bashkë me të policia arrestoi edhe mjekun që e mjekoi.

Edhe Ilir Likaj iu fsheh për disa kohë policisë deri sa u arrestua në një apartament në Astir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat