PS bën lëvizjen urgjente, depoziton në Kuvend dy nisma të reja që lidhen me ish-sigurimin

Shqipëria

PS bën lëvizjen urgjente, depoziton në Kuvend dy nisma të reja që lidhen me ish-sigurimin

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 15:01
Kuvendi i Shqipërisë

Një ditë pasi parlamenti miratoi edhe me votat e grupit të Alibeajt hapjen e dosjeve, sot kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka dorëzuar në Kuvend dy amendamentet për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit.

Balla në një deklaratë për mediat u shpreh se dy nismat janë, ajo që në gjuhën e përditshme njihet si ligji i dekriminalizimit, ku nëse personi që mban poste publike verifikohet se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit përveçse i hiqet e drejta për ushtrim të funksionit ndiqet edhe penalisht. Ndërsa nisma e dytë ka të bëjë me partitë politike.

“Sot PS prezanton edhe dy nisma të tjera për ndalimin e personave me lidhje në të shkuarën me ish-sigurimin famëkeq. Janë dy nisma, e para ka të bëjë me ndryshimin e ligjit  për integritetin e personave që zgjidhen dhe emërohen në funksione pulitke, ose ligi i dekriminalizimit dhe tjetra për partitë politike.

E para parashikon ndalimin e personave për të marrë poste publike nëse vërtetohet lidhje me sigurimin e shtetit. Verifikimi kryhet në bazë të vetëdekelarimit dhe nëse rezulton i pavërtetë përveç humbjes për të qenë në poste publike personi ngarkohet me përgjegjësi penale.

Nisma e dytë ajo për ndryshimin e në ligjin e partive ka të njëjtën qasje, pra nuk mund të jenë kryetar të Partive në sistemin demokratike ata që kanë qenë bashkëpunëtore të sigurimit. Këto dy nisma janë premisat e duhura ligjore që spiunët e regjimit të mos jenë më pjesë e asnjë posti publik.”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat