Manjani: Deputetët u shantazhuan nga Ambasada amerikane

Shqipëria

Manjani: Deputetët u shantazhuan nga Ambasada amerikane

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 08:08
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se deputetët u shantazhuan nga ambasada amerikane në vitin 2016, që ta votonin Reformën në Drejtësi në Parlament.

Në emisionin “Barometri”, Manjani u shpreh se deputetët as që ia kanë idenë se çfarë kanë votuar, në lidhje me këtë reformë.

“Politika, që ka ngritur kartonët në Parlament për ligjet e reformës, pyetini vetë, nuk e dinë farë çfarë kanë votuar. Standardi që iu imponua, ishte që politika të mos fliste, as të mos komentonte.

Deputetët e kishin të ndaluar të flisnin, deputetë janë shantazhuar te ambasada amerikane për të votuar pro. Kjo nuk është reformë, kjo është maskarallëk në kuptimin politik të fjalës. Kjo është poshtirësi politike. Janë thirrur në ambasadë amerikane”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat