Meta: Liria, pluralizmi dhe dinjiteti i qytetarëve janë në rrezik, për ne Shqipëria dhe shqiptarët janë mbi gjithçka

Shqipëria

Meta: Liria, pluralizmi dhe dinjiteti i qytetarëve janë në rrezik, për ne Shqipëria dhe shqiptarët janë mbi gjithçka

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 18:07
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se në Shqipëri po zhvillohet një betejë mes lirisë e dinjitetit nga njëra anë dhe frikës e pasigurisë nga ana tjetër.

Për Metën betejën do e fitojë liria dhe dinjiteti i çdo shqiptari të ndershëm e patriot.

Meta ka shtuar gjithashtu se Shqipëria dhe shqiptarët janë mbi gjithçka dhe Partia e Lirisë është e vendosur të qëndojë në mbrojtjen e dinjitetit të qytetarëve.

“Kjo është një betejë midis lirisë e dinjitetit nga njëra anë dhe frikës e pasigurisë në anën tjetër. Kjo është një betejë që do ta fitojë liria sezbën, e çdo shqiptari të ndershëm edhe patriot”, thotë Meta në videon e shpërndarë.

“Shqipëria po kalon një situatë të pazakontë, ku e ardhmja, liria, pluralizmi, stabiliteti ekonomik dhe dinjiteti i shqiptarëve janë vënë seriozisht në rrezik. Jemi të vendosur në mbrojtje të tyre, sepse për ne Shqipëria dhe shqiptarët janë mbi gjithçka”, shkruan Meta krah postimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat