Dëmtimi i rrugës/ Dhjetra banorë në Guras të Pogradecit dalin në protest, nuk lejojnë qarkullimin e mjeteve

Shqipëria

Dëmtimi i rrugës/ Dhjetra banorë në Guras të Pogradecit dalin në protest, nuk lejojnë qarkullimin e mjeteve

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Dhjetra banorë të fshatit Guras në Pogradec kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën kryesore që të çon në këtë fshat.

Protesta e tyre lidhet me gjendjen e rrugës e cila është dëmtuar para disa muajsh si pasojë e punimeve për kanalizimet e ujrave të zeza.

Tashmë me përfundimin e punimeve firma ka shtruar një pjesë të rrugës, vetëm aty ku ka kryer punime.

Por banorët pretendojnë se puna e bërë është mjaft e dobët dhe është dëmtuar sërish. Prej më shumë  se 30 minutash ata kanë bllokuar rrugën dhe nuk lejojnë kalimin e mjeteve si edhe  të mësuesëve për të shkuar në fshat.

Banorët kërkojnë garanci nga firma dhe bashkia që rruga të shtrohet e gjitha dhe me cilësi në të kundërt protesta do të vazhdojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat