Komisioni i sigurisë nis me debate të forta/ Revoltohet Xhaferri

Shqipëria

Komisioni i sigurisë nis me debate të forta/ Revoltohet Xhaferri

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 11:29
Mbledhja e komisionit të sigurisë

Ka nisur me debate mbledhja e komisionit të sigurisë ditën e sotme. Deputeti, Ferdinand Xhaferri ka kërkuar që mbledhja të hapej me debatin sa i takon vdekjes së 32 vjeçarit Lear Kurti dhe jo me sulmet kibernetike.

Por kryetari, Nasip Naço ka kërkuar që mbledhja të nisej me rendin e ditës.

Xhaferri: Policia ka shkelur kushtetutën. Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë. Policia ka vrarë një njeri, kryeministri ka vrarë dëshirën për të kërkuar llogari.

Është e turpshme që kjo seancë të nisë me sulmet kibernetike pa kërkuar më parë llogari ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat