Shqipërinë e pret një vikend me diell

Shqipëria

Shqipërinë e pret një vikend me diell

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare përgjatë relieveve malore.

Sipas SHMU në orët e mëngjesit pritet të ketë prezencë të mjegullës kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare  fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat