Gara për Primaret, Këlliçi: Nëse fitoj, do të jem kandidati i opozitës së bashkuar kundër Veliajt

Shqipëria

Gara për Primaret, Këlliçi: Nëse fitoj, do të jem kandidati i opozitës së bashkuar kundër Veliajt

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 21:33
Belind Këlliçi

Ethet e primareve kanë “kapluar” Partinë Demokratike. Konferenca e nënshkrimit të marrëveshjes mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, filloi dhe mbaroi me Tiranën.

Por asociimi, i kujtdo qoftë kandidat, me Berishën dhe Metën, është një plus apo një minus në raport me elektoratin? Kësaj pyetje kandidati për Primaret e PD-së në garën për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se avantazhet apo e kundërta do të shihen gjatë garës.

I ftuar në studion e emisionit “Log.” në ABC, Belind Këlliçi u shpreh se nëse do të arrijë të fitoj Primaret në PD, do të jetë kandidati i opozitës së bashkuar pra edhe i Ilir Metës por edhe i Sali Berishës.

Megjithatë Këlliçi në fund theksoi se gara është mes tij dhe Erion Veliajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat