“Shqiptarët po vdesin për bukë”, Rama: Mos dëgjoni hienat, së shpejti Burreli me 24 orë ujë

Shqipëria

“Shqiptarët po vdesin për bukë”, Rama: Mos dëgjoni hienat, së shpejti Burreli me 24 orë ujë

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 11:26
Edi Rama

Së shpejti në Burrel do të ketë 24 orë ujë, kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në takimin e tij me operatorët turistikë në Dibër.

Njëkohësisht Rama tha se qeveria po angazhohet se disa sektorë duke filluar që nga furnizimi me ujë 24 orë deri te satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” në hapësirë.

“Norvegjia u zbraz total ish në fillimet e shekullit të kaluar, pasi në vend kishte uri. Por jo si këta këtu që thonë se shqiptarët po vdesin për bukë, shqiptarët nuk vdiqën në kohën e Skënderbeut e jo më tani. Thonë pse flasim për satelitë. Po, po ne dërgojmë dhe satelitë dhe po punojmë që Shqipëria të ketë ujë 24 orë.
Në flasim për satelitët, por ende nuk ka ujë 24 orës. Ky nuk është faji ynë. Mos dëgjoni hienat. Dhe hienë dhe non grata nuk durohet, më falni që e përmenda. Në Burrel së shpejti do të ketë 24 orë ujë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat