E diela nis e kthjellët dhe e ftohtë, si parashikohet të jetë moti në pjesën e dytë të ditës

Shqipëria

E diela nis e kthjellët dhe e ftohtë, si parashikohet të jetë moti në pjesën e dytë të ditës

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të sjelli në Shqipëri në Ultësirën Perëndimore dominim të motit të kthjellët, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta të vranësirave.

Por pritet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat e lehta dhe kalimtare të shfaqën në të gjithë territorin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat