Ekspertët e ISHP-së paralajmërojnë: Valë e një gripi agresiv gjatë dimrit

Shqipëria

Ekspertët e ISHP-së paralajmërojnë: Valë e një gripi agresiv gjatë dimrit

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 13:43
Silva Bino

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, u shpreh se mungesa e qarkullimit të gripit në dy vitet e fundit kur ka dominuar COVID, mund të sjellë një ulje të imunitetit të popullatës.

“Pritet që të kemi një sezon gripi. Asnjëherë nuk mund të parashikohet, është sëmundja më e paparashikueshme.

Megjithatë, mungesa e qarkullimit të gripit gjatë dy viteve të fundit sjell një ulje të imunitetit të popullatës dhe mund të sjellë me hapjen e shoqërisë dhe me hapjen e të gjithë botës, rritje të nivelit të gripit si ka ndodhur në hemisferën jugore apo të dhëna që vijnë nga vende si Australia apo Afrika e Jugut”, - tha Bino për Top Channel.

Ajo shtoi se rekomandimi i autoriteteve shëndetësore për të përballuar këtë situatë është vaksinimi. “Rekomandimi i ISHP-së është që të dyja vaksinat të bëhen njëkohësisht. Të vaksinohen edhe me vaksinën e gripit. Mund të vaksinohen në të njëjtën ditë dhe në në krah të ndryshëm”,- thotë Bino.

Deri më tani është thënë se në vendin tonë qarkullon virusi i tipit A, por ende nuk është përcaktuar nëntipi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat