Greqia po ua merr punëtorët Shqipërisë

Shqipëria

Greqia po ua merr punëtorët Shqipërisë

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Dhjetëra shqiptarë çdo ditë largohen nga Shqipëria për të punuar në Greqi.

Vendi  fqinjë prej vitesh tërheq mijëra punëtorë sezonale që punësohen në sektorin e bujqësisë apo ndërtimit, pasi në Shqipëri ka pak punë dhe pagesa të ulëta.

Sezoni i ullirit është një prej mundësive që u ofrohet shqiptarëve për punë.

Janë kryesisht burrat ata që ikin ndërsa lënë familjet e tyre këtu dhe me të ardhurat që nxjerrin nga puna e krahut në shtetin grek përballojnë jetesën.

Një punëtor mesatarisht paguhet 35 euro në ditë, një pjesë të të cilave e shpenzon për jetesën e tij në vendin fqinj ndërsa kursimet shkojnë për familjen.

“Nga skamja ikim, nga e mira? Ullinj do të shkoj te mbledh me 35 euro”, thotë një emigrant.

“Atje vlerësohet puna, këtu në Shqipëri nuk të vlerësohet”, thotë një tjetër emigrant shqiptar që punon në Greqi.

Tregu vendas i punës kohet e fundit po e ndien edhe më tepër mungesën e punëtorëve por pagesat më të kënaqshme dhe kushtet më të mira që u ofrohen në vendin fqinjë janë të pamundura për punëdhënësit shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat