Tjetërsimi i pronave në Shëngjin/ Vijon ende kapja e personave të përfshirë, mes tyre zyrtarë e qytetarë

Shqipëria

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin/ Vijon ende kapja e personave të përfshirë, mes tyre zyrtarë e qytetarë

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Pas dënimit  nga Gjykata e Apelit në Shkodër për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, policia e Lezhës është vënë  në  lëvizje për prangosjen e personave të dënuar, mes të cilëve dhe ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj.

Urdhri i ekzekutimit të vendimeve mbërriti në policinë  e Lezhës mesditën e të premtes dhe menjëherë  policia është vënë në lëvizje  për ekzekutimin e vendimeve.

I vetmi që ndodhet tashmë në qeli është ish-kryabshkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, i cili u vetë-dorëzua në polici mbrëmjen  e së premtes, dhe më pas dje u transferua drejt burgut të Recit në Malësinë e Madhe ku do të vuaj dhe dënimin e tij për 3 vitesh, ndërsa për personat e tjerë të përfshirë  ende nuk ka asnjë gjurmë.

Prej dy ditësh  policia vijon kontrollet për  prangosjen e tyre por pa ja arritur qëllimit. Në këto kushte ata pritet të shpallen në  kërkim fillimisht në vendin tone e pastaj në kërkim ndërkombëtar , pasi nuk përjashtohet mundësia që të jenë  larguar jashtë territorit  shqiptar.

Lista me emrat e personave që ende nuk janë kapur nga policia e Lezhës dhe funksionet përkatëse që kanë ushtruar:

Gjok Ndoka, ish-kryetar i kryetar i qarkut

Artan Djala, ish-drejtor i hipotekës

Ermando Jakaj, ish-specialist i hipotekës

Bledar Cara, ish-specialist i hipotek (është në burg)

Lek Frroku, përfitues toke

Vasil Gjoni, përfitues toke

Zef Gjjni, përfitues toke

Luigj Paloka, topograf

Nikoll Tinaj, përfitues toke

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat