“Lufta” politike me dosjet/ Ish të përndjekurit ndahen për ish bashkëpunëtorët e sigurimit

Shqipëria

“Lufta” politike me dosjet/ Ish të përndjekurit ndahen për ish bashkëpunëtorët e sigurimit

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Për Simon Mirakaj deklarata e kryeministrit Edi Rama është dëshmia e qëllimit të vetëm të socialistëve, eliminimi politik i Ilir Metës nëse vërtetohet bashkëpunimi i tij me ish sigurimin famëkeq të shtetit.

Edhe pse janë përfaqësues të së njëjtës shtresë, ish të përndjekurve politik, Nebil Çika ka një tjetër qëndrim.

Në dy nismat ligjore të Partisë Socialiste, diskutimi për të cilat ende nuk kanë nisur, kërkohet përjashtimi nga jeta politike i bashkëpunëtorëve të ish sigurimit të shtetit. Simon Mirakaj që 44 vite të jetë së tij i kaloi në internim thotë se ato janë gjysmake pasi nuk përfshijnë të gjithë përgjegjësit e krimeve të komunizmit.

Amendamenti i propozuar nga Enkelejd Alibeaj për deklasifikim të dosjeve u miratua me 94 vota, të socialistëve dhe një pjese të opozitës. Po aq u votua pro zhbërjes së çertifikatave “Mezini” dhe “Bezhani” duke i dhënë të drejtën Autoritetit të Dosjeve të verifikojë nga e para pastërtinë e figurës së politikanëve. PD-ja e Sali Berishë nuk mori pjesë në votim.

Ajo e cilësoi nismën “Anti-Meta”. Mbetet për t’u parë nëse Enkelejd Alibeaj dhe grupi i deputetëve që e mbështesin atë do të votojë pro propozimeve të socialistëve për t’i ndaluar kandidimin bashkëpunëtorëve të ish sigurimit të shtetit, e ku ish presidenti Ilir Meta dyshohet nga Autoriteti i Dosjeve se është njëri prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat