Po punonte roje në një subjekt privat, gjendet i vdekur i moshuari në Vlorë

Shqipëria

Po punonte roje në një subjekt privat, gjendet i vdekur i moshuari në Vlorë

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Një i moshuar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij sot në lagjen “1 maji” në Vlorë.

Sipas policisë, mësohet se 70 vjeçari kishte ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak teksa punonte roje në një subjekt privat.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në lagjen “1 Maji”, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, në vendin e punës si roje në një subjekt privat, shtetasi H. A., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat