Për 30 vjet nga Shqipëria u larguan 1.2 milionë qytetarë

Shqipëria

Për 30 vjet nga Shqipëria u larguan 1.2 milionë qytetarë

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 00:01
Foto ilustrim

Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për popullsinë mbërrihet në përfundimin se që nga viti 1990 deri në 2020 nga Shqipëria janë larguar rreth 1.2 milionë persona.

Në mënyrë periodike Eurostat, agjencia evropiane e statistikave, sjell të dhëna të cilat në mënyrë të pavarur tregojnë numrin e shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet evropiane përfshirë ata që kanë aplikuar për leje qëndrimi në BE ose kanë e kanë marr tashmë.

Në këtë tabelë Eurostat ka publikuar lejet  e qëndrimit të lëshuara në vendet e BE-së duke nisur nga viti 2008 deri në vitin 2021 për qytetarët shqiptarë, duke dhënë një panoramë 13 vjeçare dhe një indikator të fortë për largimet.

Nga një mbledhje aritmetike e këtyre të dhënave të Eurostat shuma e përgjithshme e lejeve të qëndrimit të  lëshuara nga vendet e unionit për shqiptarët  është 778 mijë e 149.

Në statistika është e pamundur të sillet numri i atyre të cilëve ndodhen ilegalisht.

Një tjetër e dhënë e Eurostat tregon se gjatë vitit 2020, 40 mijë e 558 shqiptarë kërkuan azil në një prej vendeve të BE-së duke u renditur të tretët për azil kërkimin në Evropë pas Marokut dhe Sirisë.

Dy vite më pas, për 7-mujorin e parë të 2022-ës, sipas Eurostat, numri shqiptarëve që kërkuan azil në një vend të BE-arriti në 6 mijë e 550. Po sipas këtij raporti, Shqipëria ka numrin më të lartë të azil kërkuesve.

Ukraina, një vend në luftë me popullsi rreth 40 milionë banorë kishte 1295 aplikime për azil në muajin maj, ndërsa Shqipëria 960 persona.

Javën e shkuar parlamentit anglez iu raportua se deri në mesin e tetorit 2022 me gomone në brigjet angleze kishin mbërritur 12 mijë shqiptarë.

Një tjetër indikator i largimit të shqiptarëve janë edhe të dhënat e INSTAT.

Nga matjet vjetore të INSTAT, popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 ishte 2,793,592 persona, me tkurrje 14 për qind nga viti 1990./TCh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat