Dyshohet se u vra për hakmarrje, publikohet fotoja kush është 39-vjeçari që u ekzekutua te “Kodra e Diellit”

Shqipëria

Dyshohet se u vra për hakmarrje, publikohet fotoja kush është 39-vjeçari që u ekzekutua te “Kodra e Diellit”

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 08:37
Briken Sanaj

Është publikuar fotoja Briken Sanaj, 39-vjeçari që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mesnatën e 30 tetorit.

Ngjarja e rëndë ndodhi te “Kodra e Diellit” në kryeqytet. Disa orë pas vrasjes, një automjet u gjet nga policia në Qafë Kashar.

Sipas policisë, bëhet fjalë për automjetin që u përdor nga ekzekutorët e 39-vjeçarit.

Sanaj u qëllua nga një automjet në lëvizje me breshëri kallashnikovi.

I plagosur, 39-vjeçari u dërgua nga banorët e zonës në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

39-vjeçari ka marrë 3 plumba në fytyrë.

Në të gjitha dokumentet që ju gjetën me vete emri i viktimës është Briken Sanaj, megjithatë, ai njihet nga rojet private te Kodra e Diellit si Anton Gjini dhe kishte më shumë se një vit që ishte rezident te “Kodra e Diellit.”

Viktima ka mbyllur makinën te garazhi, më pas është qëlluar me kallashnikov tre here nga automjeti tip “Benz” që u gjet duke u djegur.

Policia gjeti në vendngjarje gëzhojat e plumbave me të cilat u qëllua ndaj 39-vjeçarit. Brenda automjetit që po digjej u gjet edhe arma e zjarrit, një kallashnikov.

Shkak i atentatit dyshohet të jetë hakmarrja, pasi vëllai i 39-vjeçarit kishte plagosur një person në vitin 2012.

Familja e tij jeton në lagjen besëlidhja të qytetit të Lezhës, blloku 11 janari. Vëllai i tij kishte plagosur një person në ishull-Lezhë.

Vetë 39-vjeçari ishte zhvendosur të jetonte në Tiranë prej një viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat