I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet 52-vjeçari në Vlorë

Shqipëria

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet 52-vjeçari në Vlorë

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Një 52-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Mësohet se në pranga ra Ardian Braka, i cili banonte në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.

52-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat