Ministri grek porosit Çuçin: Kërkoj mobilizim maksimal të policisë shqiptare për gjetjen e përdhunuesit që u arratis në atdhe

Shqipëria

Ministri grek porosit Çuçin: Kërkoj mobilizim maksimal të policisë shqiptare për gjetjen e përdhunuesit që u arratis në atdhe

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 17:32
Bledi Çuçi, Takis Theodhorikakos

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi, Takis Theodhorikakos zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij shqiptar, Blendi Çuçi. Dyshja diskutuan  për 45-vjeçarin shqiptar të akuzuar për përdhunim të një vajze në Paleo Faliro.

45-vjeçari është larguar nga shteti grek përmes pikës kufitare të Kakavijës në Shqipëri më 27 tetor. Që prej asaj dite shqiptari është në kërkim nga policia greke, për akuzën e përdhunimit.

Siç raportojnë mediet vendase, ministri grek i kërkoi Çuçit mobilizim maksimal të organeve shqiptare për gjetjen dhe arrestimin e 45-vjeçarit të akuzuar për përdhunimin e një vajze në Paleo Faliro, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit të mirë të organeve të prokurorisë së dy vendet.

Lexo edhe: “Dragoi” shqiptar, mediat greke: 45-vjeçari përdhunues kishte probleme me alkoolin, ka dhunuar disa herë dhe nënën e tij

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke 45-vjeçari shqiptar prej dy vitesh ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë. Ai jetonte në zonën e Paleo Faliro sëbashku me nënë e tij. Fqinjët e tij kanë rrëfyer se ai ka pasur probleme të theksuara me alkoolin, ku shpesh shihej duke bërtitur.

Informacionet bëjnë me dije se në Prokurorinë e Athinës është paraqitur një kërkesë për publikimin e të dhënave të identitetit dhe fotove të tij.

Madje në shumë raste ai ki ushtruar edhe dhunë kundër nënës së tij. 45-vjeçari shqiptar kërcënoi me një thikë shtetasen greke dhe më pas e përdhunoi atë. Ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat