Fasha mbi 800 kWh/ Balluku: Vendimi merret javën tjetër, situata hidrike jo e mirë

Shqipëria

Fasha mbi 800 kWh/ Balluku: Vendimi merret javën tjetër, situata hidrike jo e mirë

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 17:36
Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se vendimi nëse do të aplikohet ose jo fasha 800 kWh do të merret javën e ardhshme.

Në një postim në Twitter, ajo shkruan se situate hidrike aktualisht nuk është në situatë të mirë.

“Faturimi i energjisë nis pas javës së 1 të muajit. Me një situatë jo të mirë hidrike, kur niveli i Fierzës është më pak se 268m, por me pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim & bazuar në uljen 6.2% të konsumit, do të analizojmë cdo detaj, para vendimit për fashën mbi 800kwh”, shkruan Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat