“Rama puthet me Dodikun”- Meta: Shpallja e Berishës “non grata” s’ndikon në bashkëpunim!

Shqipëria

“Rama puthet me Dodikun”- Meta: Shpallja e Berishës “non grata” s’ndikon në bashkëpunim!

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 17:37
Sali Berisha dhe Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se çështja e shpalljes së Sali Berishës non grata nga Amerika nuk ndikon në bashkëpunim. Në një intervistë për Top News, Meta u shpreh se PL bashkëpunon me PD dhe kjo forcë politike ka zgjedhur Berishën për kryetar.

Sipas Metës, çështja e shpalljes non grata të Berishës nuk është shqetësim real, por është një vepër e Edi Ramës dhe e Lulzim Bashës.

“Çështja e Berishës nuk ndikon. Ne bashkëpunojmë më Partinë Demokratike dhe PD ka zgjedhur Berishën si lider të saj.

Është Rama që puthet me Dodikun që është non grata, por edhe me shumë të tjerë si ai. Në këtë rast mendoj që kjo është një vepër e Edi Ramës, Lulzim Bashës që menduan të asgjësonin një figurë politike për të përjetësuar një regjim monist, një ëndërr që ka mbaruar prej kohësh.

Edhe vetë Berisha është një euroatlantist dhe di ti kapërcejë këto probleme. Unë nuk e shoh si problem real”, tha Meta.

Teksa foli për raportet me SHBA dhe ambasadoren Yuri Kim, Meta tha se këto raporte janë bashkëpunuese dhe pozitive.

“Unë jam njeri i prioriteteve të qarta. Asnjë politikan nuk ka pasur dhe nuk ka raporte më të qarta me SHBA. Po është po, jo është jo. Interesi kombëtar është interes dominant për Ilir Metën dhe Partinë e Lirisë”, theksoi kreu u PL.

Pyetje: Marrëdhëniet me Yuri Kim?

Ilir Meta: Marrëdhënie bashkëpunuese, shumë pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat