22 milionë euro për udhëtime? Rama-opozitës: Çohen rublat e thonë që përdor taksi fluturuese!

Shqipëria

22 milionë euro për udhëtime? Rama-opozitës: Çohen rublat e thonë që përdor taksi fluturuese!

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 19:02
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën për akuzat e ngritura ndaj tij mbi fluturimet me avion charter, pas publikimit të një liste nga hakerat e “Homeland Justice”.

Gjatë një takimi me qytetarët në Ersekë, kreu i qeverisë thotë se opozita tallet me qytetarët që i ndjekin.

Sipas Ramës, ai ka shpenzuar sa gjysma e buxhetit për udhëtime në krahasim me Sali Berishën në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër.

Rama: Sot Shqipëria, me atë që thotë raporti i zhvillimit të shërbimeve publike dixhitale, është vendi i 8 në Europë për shërbimet dixhitale. Qytetari i merr sot shërbimet pa lëvizur fare nga vendi përmes e-albania. Patjetër me atë që ku duhet të shkojmë, jemi larg. Nëse sot jemi dita me natën dje, në krahasim me atë ku duam të jemi nesër, jemi akoma në të gdhirë. Nuk e bëri kush për ne.

Pse ujin këtu 24 orë, që e keni në çezmat tuaj, duhet të na vijë turp ne që e sollëm. Është faji ynë që ata para nesh ju lanë pa ujë për dekada të tjera? T’i lëmë njerëzit pa ujë. Meqë të tjerët përpara nuk sollën ujin. Si t’ia bëjmë ne që të tjerët nuk e bëmë. Si t’ia bëjmë ne që erdhën që nga 91’, juy premtuan 24 orë ujë dhe nuk vinte ujë në çezmë. Është përgjegjësia jonë kjo? Erdhën na u futën në sistemet tona, hakerat e një vendi armiqësor ndaj nesh.

Po u futën në sistemet tona, sepse kishim sisteme ku të futeshim. Nuk kishim radha nëpër sportele. Por nuk arritën qëllimin. Na morën disa të dhëna. Unë isha në Izrael, ku kishin marrë peng 3 javë një spital. Vendin me sigurinë më të lartë në botë. Ne sistemin e kemi sërish në punë. Nxjerrin ata një listë të udhëtimeve të mia, a thua se jam njeri ilegal.

Menjëherë çohen rublat dhe flasin për 22 milionë euro udhëtime me taksi fluturuese. E vërteta është ndryshe. E vërteta është që fatura e udhëtimeve të mia, janë më pak se sa gjysma e udhëtimeve të atij që nuk dua t’ia përmend emrin kur ishte kryeministër. Këtë shembull e sjell për të thënë se shikoni mes çfarë pafytyrësie tallen me njerëzit.Tallen me ata që i besojnë, që i ndjekin nga pas dhe verbërisht gënjehen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat